Realiteti tek Vllaznia tashme eshte ndryshe. Ne krye te klubit jane njerez te cilet nuk kane punuar me pare aty dhe kuptohet qe vijne me ide te reja per ndryshime rrenjesore.

Merkato dhe disa gjera te tjera te drejtimit i jane besuar sponsorit Alban Xhaferi i cili ka vendosur te nise nje projekt te ri me drejtues te rinj.

Ai i ka propozuar klubit drejtorin e ri sportiv Matko Djarmati dhe te gjithe kane dhene ok-in per te, çka çoi edhe ne firmosjen e kontrates dhe kroati tashme ka nisur zyrtarisht punen.

Nga e hena pritet qe kjo gje te ndodhe edhe me trajnerin e ri qe me shume te ngjare do te jete gjermano- kroati Thomas Brdariç. Te tre ata sebashku, por edhe me administratorin Lici do te ulen e do te bisedojne gjere e gjate me lojtaret qe mbyllen sezonin dhe qe deshirojne t’i mbajne ne skuader, per t’i ofruar rinovimin e kontratave.

Njekohesisht po vazhdojne bisedimet me lojtare te tjere te kampionatit shqiptar dhe te huaj dhe kesisoj gjerat duken ne vije. Ndoshta jane pak vone, megjithate Vllaznia pritet te kete nje fytyre krejt ndryshe ne sezonin e ri.
www.shkodrasport.com