Vllaznia do te luaje neser ndaj Skenderbeut ndeshjen e rradhes per kampionat, e cila njekohesisht eshte e fundit e ketij viti. Ajo do te startoje duke filluar nga ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe sigurisht qe pritet me shume interes ne Shkoder.

Kuqeblute kane marre dy fitore rradhazi dhe natyrisht qe duhet edhe nje e trete per ta mbyllur si duhet kete vit, por stafi teknik ben thirrje per kujdes sepse ndeshja kurrsesi nuk duhet marre e lehte.

Per me teper qe Vllaznia ne sfiden ndaj korçareve do te kete edhe dy mungesa te rendesishme. Behet fjale per dy lojtaret e kraheve te mbrojtjes, Esin Hakaj dhe Geralb Smajlin te cilet nuk do te jene ne dispozicion te trajnerit Osmani per kete takim.

Hakaj u ndeshkua me karton te kuq ne fundin e ndeshjes me Tiranes, ndersa Smajli ka plotesuar numrin kater te kartonave te verdhe dhe per kete arsye nuk do te mundet te luaje dot ndaj Skenderbeut. Tashme mbetet per t’u pare sesi do te zevendesohen keto dy futbolliste, per te mos prishur menyren e lojes dhe mbi te gjitha serine e fitoreve te skuadres shkodrane./SHKODRA-SPORT.COM/