Vllaznia duket se nuk do ndryshojë asgjë në formacionin, me të cilin do të zbresë sot në fushë kundër Bylisit.
Trajneri Thomas Brdariç dhe stafi i tij duket se i qëndrojnë shprehjes “ekipi fitues nuk ndryshohet”. Në fushë ndaj mallakastriotëve pritet të jenë po të njëjtët lojtarë që mposhtën Teutën 2-1. Në portë, si gjithmonë, luan Qarri, i cili këtë sezon nuk ka munguar asnjë minutë.
Në mbrojtje do të jenë Gurishta në të djathtë, Stojanoviç dhe Bajrami në qendër, dhe Jago në të majtë. Për të vazhduar në mesfushë, ku mungon sërish Krymi dhe vendin e tij e merr Sala. Këtë repart e plotësojnë Qato dhe Kahrimanoviç. Sulmin e udhëheq Balaj, me shtatlartin që do ketë mbështetjen nga krahët të Malës dhe Dodajt.
Pritet që gjatë ndeshjes të ketë më shumë minuta për Ildi Grudën, që ka treguar formë të mirë që prej kthimit nga dëmtimi dhe ka realizuar gola të rëndësishëm për ekipin