Në miqësoren ndaj Besëlidhjes, treshja sulmuese e Vllaznisë ka qenë e përbërë nga Zogaj, Kruja dhe Pusi. Në atë ndaj ekipit të Ohrit, sulmi kuqeblu ka qenë i formuar nga Lika, Kruja dhe Shtubina në majë të tij.
Ndërsa dje ndaj Teutës sërish ka patur ndryshime, sepse pjesa sulmuese e Vllaznisë ka qenë e formuar nga kapiteni Lika, Zogaj dhe Pusi.
Pikërisht këto ndryshime tregojnë më së miri se trajneri Mirsad Jonuz ende nuk po gjen skemën e duhur për vendosjen e skuadrës në manovrën sulmuese. Ai është në pritje të ardhjes së një sulmuesi tjetër, ndonëse vetë ka deklaruar se do të vijnë dy të tillë.
Në fakt kjo ende nuk ka ndodhur dhe Vllaznia po “arnohet” në sulm. Kohët e fundit është folur shumë për një sulmues brazilian, më pas për një afrikan dhe po ashtu edhe për Hebajn, por deri më tani ende nuk ka asnjë akord me ndonjërin prej tyre.
Kjo në fakt nuk është diçka e mirë sepse sulmuesi duhej t’i ishte bashkuar skuadrës në mënyrë që të ambjentohej sa më shpejt me të dhe të mos kishte nevojë për “eksperimente” siç po bëhen aktualisht nga stafi teknik.
© shkodrasport.com