Në ndeshjen e parë të luajtur para dy javësh në Burrel, Vllaznia ka fituar me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga braziliani Uenderson. Me këtë rezultat sigurisht që shkodranët janë shumë pranë kualifikimit për në turin e dytë të këtij kompeticioni.
Kjo do t’i japë mundësinë stafit teknik që t’u japë më shumë hapësirë lojtareve të cilët nuk kane marre aq shume minuta deri me tani.
Nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim të debutojë me fanellën e Vllaznisë edhe mbrojtësi ugandez Ualusimbi i cili ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Shkodër dhe tekniku Mirsad Jonuz pritet ta shohë në fushë për herë të parë këtë lojtar.
Nga ana tjetër, në 11-shen që pritet të luajë ndaj Burrelit janë edhe të tjerë duke nisur nga portieri Laço, Ristevski, Bardulla, Pusi e të rinj të tjerë që kanë luajtur me ekipin e dytë apo me moshat.
Objektivi i ekipit shkodran edhe për këtë ndeshje padyshim që do të jetë fitorja dhe korrigjimi i disa gjërave tek ekipi në manovrën sulmuese. Pjesa tjetër e ekipit që nuk do të luajë ndaj matjanëve pritet të jetë në stërvitje dhe të vazhdojë përgatitjet për sfidën e së dielës për kampionat, atë me Kukësin./vipsport/