Vllaznia dhe Kukësi luajnë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e dy ekipeve. Kukësi do të të aktivizojë më të mirët në dispozicion për të mundur të fitojë e të vazhdojë t’i bëjë presion Tiranës, ndërsa Vllaznia tenton maksimumin për tu larguar nga vendi i tetë, që të çon në “Play-Out”.

Nëse te Kukësi mungesa e vetme e madhe është Obanor, te Vllaznia trajneri Dedja ka shumë probleme. Trajneri shkodran do të duhet të bëjë pa katër titullarë të padiskutueshëm. Erdenis Gurishta dhe Renato Malota janë të ndëshkuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e nesërme në “Loro Boriçi”.

Perveç tyre do te mungoje edhe mesfushori brazilian Hygor i cili sipas vete trajnerit, prej disa ditesh nuk eshte stervitur me ekipin dhe per rrjedhoje nuk do te jete i gatshem per kete sfide.

Një tjetër mungesë për Vllazninë është Behar Ramadani, i cili është i dëmtuar dhe nuk ka mundur rikuperohet për të qenë i gatshëm për Dedjen nesër në ndeshjen, që nis në 20:45. Këtë sfidë padyshim e ndjek me kërshëri Tirana, që shpreson në një disfatë të Kukësit për ta fituar më lehtë titullin kampion.