Vllaznia do të njohë nesër kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e dytë eliminator të Conference Leagues, teksa UEFA ka përcaktuar sot edhe grupin prej 5 skuadrash ku do të përzgjidhet rivali i kuqebluve.
E para do te jete fituesja e çifttit Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) / Paide Linnameeskond (Estoni), e me pas Bate Borisov (Bjellorusi), Kairat Almaty (Kazakistan), Universitatea Craiova (Rumani) dhe Maccabi Tel Aviv (Izrael) janë 5 kundërshtarët e mundshëm të kuqebluve, teksa duket qartë që bëhet fjalë për ekipe shumë të forta dhe me traditë në Europë.
Vllaznia fitoi të drejtën për të garuar direkt në turin e dytë të Conference League, pas triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe do të nisë rrugëtimin europian më 21 korrik, ndërsa nga nesër skuadra do të nisë punën nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.
Do te jete shorti i neserm qe do te hidhet ne oren 13.00 ne Nion te Zvicres qe do te percaktoje edhe emrin e ekipit kundershtar te kuqebluve ne kete kompeticion.