Trajneri i ri i Vllaznise, Mirel Josa, do te duhet te beje llogarite pa nje prej titullareve te Vllaznise ne ndeshjen ndaj Egnatias.

Keshtu, behet fjale per kapitenin Erdenis Gurishta, i cili u ndeshkua me karton te kuq ne sfiden me Tiranen. Gurishta ka qene nje lojtar kyç i formacionit te Vllaznise kete sezon per skemat e trajnereve Brdariç dhe Plori ne te kaluaren.

Megjithate, tashme mbetet per t’u pare se kush do ta zevendesoje Gurishten ne te djathte, teksa Fangaj ndoshta mund te jete me i favorizuar se Kruja per ate pozicion.

Perpos tij, do te vazhdoje te mungoje per arsye demtimi edhe Djurdjevic, nderkohe qe portieri i dyte Qarri edhe kete ndeshje do te mungoje per shkak te denimit nga Komisioni i Disiplines.

Pavaresisht ketyre mungesave, tek Vllaznia e kane detyrim fitoren ndaj Egnatias dhe lojen e mire e cila do t’i jape shpresa edhe per dy ndeshjet e mbetura deri ne fund te sezonit.
Maringlen ZHIVANI