Vllaznia do të luajë pas pak minutash ndaj Devollit në stadiumin e qytetit të Bilisht ndeshjen miqësore të rradhës. Nga sa merret vesh, këtë herë stafi teknik ka menduar të bëjë disa ndryshime.

Ato përfshijnë qendrën e mbrojtjes, krahun e majtë të saj por edhe repartin e sulmit. Kështu në portë do të jetë sërish Zogoviç ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë Gurishta. Në qendër të këtij reparti këtë herë do të jetë dyshja Isufi- Cassius ndërsa mbrojtës i majtë do të luajë Nertil Hoxhaj.

Treshja e mesfushës nuk ka asnjë ndryshim këtë herë dhe do të jenë sërish nga minuta e parë Krymi, Marku e Kruja. Krejt ndryshe do të jetë sulmi teksa do të debutojnë për herë të parë dy nga sapo të ardhurit.

Kështu përveç brazilianit Victor da Silva, këtë herë do të luajë edhe gjermano- kongolezi Mandiangu ndërsa në majë të këtij reparti do të jetë Dunga.

Me këtë formacion trajneri Brdariç do të provojë diçka ndryshe si në mbrojtje ashtu edhe në sulm duke tentuar të shohë të gjithë kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion.