Vllaznia do të luajë pas pak minutash ndeshjen e fundit përgatitore. Këtë herë ndaj Pogradecit në stadiumin e këtij të fundit dhe padyshim që pritet të jetë një përballje interesante.

Nga sa mësohet, në formacionin kuqeblu do të ketë sërish ndryshime dhe ato konsistojnë në repartin e mbrojtjes dhe në atë të sulmit. Në portë dhe mesfushë sakaq do të jenë të njëjtën futbollistë.

Malazezi Zogoviç do të luajë nga minuta e parë në portë dhe ndërkohë në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë si zakonisht Gurishta dhe në të majtë Isaevsi.

Sakaq, në qendër të mbrojtjes do të ketë një ndryshime teksa në krah të Adilit këtë herë do të jetë 20 vjeçari shkodran Enes Isufi. Treshja e mesfushës do të jetë e pandryshuar me Krymin, Markun e Krujën.

Në sulm në këtë takim trajneri Brdariç do të provojë të luajë me treshen e përbërë nga Demiri në të majtë, Mandiangu në të djathtë dhe në majë të këtij reparti do të jetë Dunga.
www.shkodrasport.com