Vllaznia do te luaje pas dy ditesh ne Rrogozhine ndaj Kukesit dhe nga ajo çfare eshte pare ne stervitjen e ketyre diteve, mesohet se ne formacionin e kuqebluve do te kete ndryshime. Te pakten nje eshte i sigurte, por mund te jene edhe dy te tille.

I pari do te jete ne repartin e mbrojtjes. Me rikthimin e Adilit nga skualifikimi, ai do te luaje ne qender bashke me Diagne, ndersa Gurishta do te spostohet ne te djathte e Hakaj do te jete serish ne te majte.

Tashme mbetet per t’u mesuar nese Kruja do te jete ne formacion apo jo. Reparti i mesfushes dhe i sulmit mund te kete ndonje ndryshim por ende nuk eshte e qarte se cila do te jete ajo.

Trajneri Brdariç dhe stafi i tij po shikojne te gjitha levizjet e mundshme per te hedhur ne fushe 11-shen me te cilen do te kerkojne fitoren ndaj Kukesit./SHKODRA-SPORT.COM/