Vllaznia ka udhëtuar dje drejt Vlorës, aty ku sot në orën 17:00 do të ndeshet me Flamurtarin. Vendasit mbajnë vendin e fundit në klasifikim, mirëpo kjo periudhë i ka parë të dyja skuadrat me një gjë të përbashkët; krizën në financa.

Megjithëse te Vllaznia “gjakrat” duket se janë qetësuar, kjo edhe për pasojë të kryebashkiakes Voltana Ademi, që ka bindur dje lojtarët me një telefonatë të udhëtojnë për këtë transfertë.

Këshilli bashkiak Shkodër miratoi buxhetin e vitit 2020 për sportin, ndërsa pritet që sot lojtarëve t’iu kalojë në llogari pagesa e muajit shkurt. Vllaznia e futbollit vjen me formacion të ndryshuar, ndërsa pritet që të mungoja Adili, që kërkon kohë për të qenë gati.

Faza sulmuese pritet të jetë ajo që do vendoset në minutat e fundit, teksa shkodranët kërkojnë me ngulm tri pikët, pas ndalesës prej afro 3 muajsh të futbollit.

Formacioni i mundshëm anti-Flamurtar:

Vllaznia: Sheri – Gligorov, Shehi, Malota, Marku – Krymi, Gurishta – Hygor, Zogaj, Shtubina – Junior Trajner: Mirsad Jonuz