Tirana-Vllaznia, sfida qe do te luhet ne stadiumin “Selman Stermasi” pasditen e neserme, duke nisur nga ora 16:00, eshte padyshim nje ndeshje klasike e gjitha per t’u pare dhe shijuar.
Keshtu, perballe njera-tjetres jane dy skuadra, te cilat qe te dyja jane te deklaruara si ekipe pretendente per titull dhe jo me kot sezonin e kaluar, si Vllaznia, ashtu edhe Tirana fituan trofete sezonal, siç jane perkatesisht Kupa e Shqiperise dhe kampionati. Ne kampin e secilit ekip, objektivi eshte i njejte per secilen skuader, si me Tiranen ashtu edhe me Vllaznine, qe do te synojne vetem triumfin.
Vllaznia do te paraqitet ne fushen e lojes serish me disa ndryshime te detyruara ne formacion. Nje gje e tille vjen edhe nga demtimi i mesfushorit kosovar Liridon Latifi ne ndeshjen ndaj Kukesit. Gjasat jane qe vendin e tij ta marre Ardit Hoxhaj ne te majte te sulmit, ndersa ne maje pritet te vendoset njeri mes Aralices ose Nunesh.
Nderkohe, ajo qe eshte evidentuar nga seancat stervitore te kuqebluve, shikohet se Esat Mala pritet te jete ne fushe serish nga minuta e pare. Kosovari qe spikati jo pak me kuqeblute ndaj Kukesit me aksionet e tij ne te djathte te sulmit, do te jete serish titullar ne formacionin e trajnerit Mirel Josa.
Keshtu, duket se fale aftesive qe ka vete Mala, por edhe nje permiresimi te dukshem gjate seancave stervitore, kane shtyre trajnerin Mirel Josa t’i ofroje Esat Males serish nje vend titullari per sfiden klasike te Abissnet Superiore, Tirana-Vllaznia, qe do te luhet neser, duke nisur nga ora 16:00.
Maringlen ZHIVANI