Pas plot 11 ndeshjesh ne Ligen Ballkanike, Vllaznia e basketbollit te meshkujve me fund ia del te marre fitoren e pare ne kete kompeticion. Ajo ka mundur mbremjen e sotme ne “Qazim Dervishi” ekipin e Rahovecit me rezultatin 83-68.

Duhet thene se ka qene nje ndeshje pergjithesisht e dominuar nga fillimi e deri ne fund. Gjysma e ndeshjes eshte mbyllur ne shifrat 39-29. Kjo epersi u ruajt deri ne minutat e fundit por pas disa gabimeve te shkodraneve, kosovaret e Rahovecit arriten te barazojne shifrat ne 68-68.

Ketu del ne skene amerikani Perine i Vllaznise qe do te shenonte pese piket e fundit dhe per rrjedhoje kuqeblute do ta fitojne kete takimi i cili eshte i pari per ta ne kete kompeticion.

Themi i pari sepse ekipi shkodran me pare kishte luajtur 10 ndeshje ne Ligen Ballkanike dhe i kishte humbur te gjitha. Me fitoren e sotme, gjerat mund te marrin rrjedhe tjeter dhe te mos harrojme se ne rradhet e saj mungonin edhe dy prej amerikaneve te marre se fundi, Harrison e De Vonte per shkak te demtimit.
www.shkodrasport.com