Shumë pritje por në fund vijnë edhe zyrtarizimet tek Vllaznia. Dhe ajo çka është më interesantja, ndryshe nga çfarë pritej, ato që janë emëruar janë disi surprizë.

Sidomos drejtori sportiv. Në këtë post është emëruar turku Engin Firat i cili ka një CV shumë të pasur. Ndërkohë për postin e trajnerit, klubi shkodran i ka besuar përvojës së Hasan Likës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë pak minuta më parë nga klubi Vllaznia në të cilën thuhet:

DEKLARATË PËR SHTYP E KLUBIT TË FUTBOLLIT VLLAZNIA SH.A
Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton opinionin futbolldashës për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit Sportiv dhe Trajnerit.

Përzgjedhja është bazuar në vlerësimet e CV-ve e të kandidatëve dhe në platformën e propozuar për punën e tyre.

Vendimmarrja është realizuar përmes një procesi kolegjial të Këshillit Mbikqyrës, Administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., pas konsultimeve me shumë specialistë mirënjohur të futbollit nga brenda dhe jashtë Shkodrës.

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,
1. Z.Agim Canaj
2. Z.Alban Neziri
3. Z.Ergin Firat
Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4) Partërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Drejtorit Sportiv z. Ergin FIRAT.

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,

1. Baldo Ranieri
2. Dervish Haxhiosmanovic
3. Edi Martini
4. Ergin Firat
5. Hasan Lika

Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4) Partërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Trajnerit z. Hasan LIKA.

Falenderojmë publikisht të gjithë kandidatët që u shprehën vullnetin për të dhënë kontributin e tyre tek Vllaznia, duke treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare përveç dëshirës që eksperiencën e tyre sportive, ta vënë në shërbim të ringritjes së shpejtë të ngjyrave kuqeblu aty ku e meritojnë dhe ku kanë vendin.
Klubi i Futbollit Vllaznia