Vllaznia është praktikisht e rënë nga Kategoria. Skuadrën shkodrane vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë, pasi tashmë është 5 pikë larg vendit të 8-të, Kamzës.
E gjitha Shkodra është në “zi” dhe një gjë e tillë është e papranueshme nga tifozët e njohur kuqeblu.
Të gjithë ndjejnë keqardhje për vetë situatën në të cilën gjendet ekipi i Vllaznisë, një ndër ta edhe Ansi Nika.
Futbollisti shkodran i Laçit përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur keqardhjen e tij për situatën që po kalon skuadra shkodrane, por vëmendje të veçantë i kushton ultrasve kuqeblu.
Për ta, ai shkruan: “Nuk e meritoni këtë që po ndodh. Shpresa vdes e fundit”, përfundon Ansi Nika.