Të dielën do të luhet ndeshja e javës së 18-të të Superligës shqiptare, ajo në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Një sfidë që pritet me shumë interes sepse shkodranët kanë më shumë se kurrë nevojë për pikë.
Por për trajnerin Gjoka ka dalë një tjetër problem që do t’ia vështirësojë disi punën. Bëhet fjalë për një mungesë të rëndësishme që do të ketë për këtë takim. Bëhet fjalë për mesfushorin Nurudeen Orelesi.
Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e kaluar ndaj Kukësit dhe ky karton ka qenë i katërti për të, çka do të thotë se është i penalizuar për ndeshjen e rradhës.
Mbetet për t’u parë tashmë sesi do ta zëvendësojë këtë mungesë numri 1 i pankinës shkodrane dhe në fakt alternativa ka për këtë pozicion.
© shkodrasport.com