Vllaznia do të luajë me Skënderbeun ditën e shtunë në orën 18:00. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 30-të dhe luhet në Shkodër në “Loro Boriçi”.
Thomas Brdariç ka nisur përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa ka edhe një mungesë të rëndësishme. Ardit Deliu nuk do të mund të luajë për shkak kartonësh. Futbollisti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të kontribuojë për shkodranët.
Një duel shumë i rëndësishëm, ku Brdariç pas barazimit me Tiranën do të tentojë fitoren për të tentuar edhe vendin e parë në klasifikim. Aktualisht ndodhen të 3-tët në renditje me 50 pikë pas 29 javësh.