Per ndeshjen e play-out te se dieles ndaj Beselidhjes, Vllaznia do te kete nje force me shume ne dispozicion. Dhe ne fakt behet fjale per nje lojtar jodosido por per mbrojtesin me shume eksperience Renato Malota.
Ai e ka shlyer denimin prej kater ndeshjesh te dhene nga Diplina dhe do te jete ne dispozicion te trajnerit Dedja per sfiden qe do te vendose fatet e sezonit te kuqebluve.
Malota u largua me karton te kuq ne ndeshjen ndaj Luftetarit ne Gjirokaster por jo vetem kaq sepse Komisioni i Disiplines e pezulloi ate per kater ndeshjes si rrjedhoje e reagimit ndaj arbitrit te ndeshjes.
Per lojtarin por edhe per klubin shkodran, ne ate reagim nuk ka patur asgje te tepruar dhe ofenduese e per kete arsye, vendimi i Disiplines u apelua por edhe Komisioni i Apelit e la ate ne fuqi duke bere qe qendermbrojtesi ta çonte deri ne fund pezullimin e tij.
Sakaq, tashme çdo gje eshte mbyllur dhe Malota do te jete ne fushe te dielen pikerisht ndaj skuadres qe e beri te njohur si futbollist, Beselidhjes.
www.shkodrasport,com