Pavaresisht rikuperimit te disa lojtareve, Vllaznia vazhdon te kete probleme me organiken e saj dhe per sfiden e sotme ndaj Elbasanit, do te kete te pakten gjashte mungesa. Kjo ka bere qe alternativat ne dispzicion te trajnerit Brdariç te reduktohen, megjithate ai nuk “qahet” dhe mendon se nuk ka asnje justifikim.

Te sigurte per arsye kartonash do te jene mbrojtesit Bajrami e Yago te cilet jane te pezulluar per kete takim. Atyre u shtohet edhe mbrojtesi tjeter Spahija qe eshte ne fazen e rehabilitimit pas demtimit qe ka kaluar. Nderkohe portieri Qarri ka kohe qe mungon per problemin shendetesor qe ka kaluar dhe po ashtu edhe Kahrimanoviç nuk eshte i gatshem per kete ndeshje.

Sigurisht te mos mjaftonin keto probleme, atyre u eshte shtuar edhe nje tjeter. Behet fjale per mbrojtesin Serjan Repaj i cili po ashtu do te jete i pamundur per te luajtur ne ndeshjen e sotme. Ai u pa qarte se kishte disa probleme qe ne ndeshjen e kaluar ndaj Dinamos dhe ditet e fundit ka kryer edhe vizitat e para mjekesore.

Duket se kemi te bejme me nje shqetesim ne meniskun e gjurit megjithate ne ditet ne vazhdim do te kete ekzaminime me te specializuara te cilat do te vertetojne edhe shkallen e demtimit te tij. Mungesa e tij ne ndeshjen e sotme ka shkaktuar me shume probleme per stafin teknik sepse eshte reduktuar ndjeshem numri i lojtareve ne repartin e mbrojtjes, por gjithsesi te Vllaznia nuk po ankohen per kete gje.(www.shkodrasport.com)