Përveç mungesës së Orelesit për arsye kartonash, tek Vllaznia në pragndeshjen me Partizanin ka edhe një shqetësim tjetër në mesfushë.

Pikërisht në qendër të saj, çka ka bërë që alternativat për qendrën e mesfushës të zvogëlohen.

Bëhet fjalë për mungesën e Florind Bardullës. 25 vjeçari ka dy javë që i mungon skuadrës sepse ka pësuar një dëmtim muskular dhe mjekët i kanë këshilluar pushim.

Mbase nga dita e nesërme ai do t’i bashkohet Vllaznisë në stërvitje por padyshim që nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj të kuqve.

Ndoshta as të hënën në Kukës dhe sipas stafit mjekësor, mesfushori mund të kapë formën vetëm për ndeshjen e fundit të fazës së tretë, atë me Skënderbeun.

Shpeshherë është thënë se Vllaznia ka pasë dyndje mesfushorësh të qendrës por ja që rastis të ketë mungesa dhe stafi teknik të mos ketë asnjë zëvendësues për momentin.

Sepse përveç Orelesit dhe Bardullës, edhe mesfushori tjetër Kapaklija siç dihet i mungon ekipit prej kohësh po për shkak dëmtimi.
© shkodrasport.com