Me ne fund nje lajm i mire, ose te pakten keshtu duket se tashme duhet pritur nese realisht do te kete zhvillime ne kete drejtim. E kemi fjalen per premtimin e rradhes per ndertimin e palestres se mundjes te ekipit te Vllaznise.
Premtimi i rradhes ka ardhur nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar Fidel Ylli i cili ka qene i pranishem diten e djeshme ne Shkoder teksa ka takuar disa sportise e trajnere te sporteve te ndryshme.
Nder ta edhe ato te mundjes. Ka qene vete trajneri i Vllaznise Altin Anza ai qe e ka bere te ditur premtimin e presidentit Ylli teksa ne faqen e tij shkruan:
“Sot patëm kenaqesine e nje vizite nga Presidenti i KOKSH z. Fidel Ylli, ku morem premtimin e rregullimit te palestres se re te mundjes. Kjo palester do te sherbeje per te stervitur mundesat e se ardhmes shkodrane dhe asaj shqiptare. Nje kenaqesi e veçante ishte ta takoja ate si ish sportist i mundjes dhe shok i babait tim Ali Anza!”
Por ajo qe te ben pershtypje eshte qe edhe fotoja nuk eshte bere ne palestren aktuale te mundjes qe eshte vetem 30 m2, por ne ate komode te peshengritjes. Mbase rastesi kjo gje, por nje gje e tille mund te tregoje shume gjera.
Gjithsesi mundesit e Vllaznise dhe trajneri i tyre mbeten me syte nga z.Ylli, duke shpresuar qe premtimi i rradhes me ne fund te behet realitet sepse prej vitesh ua premtojne nje gje te tille, por serish ata vazhdojne te sterviten ne nje palester qe vetem emrin nuk mund ta kete te tille.(www.shkodrasport.com)