Ekipi i Vllaznisë ka vijuar punën me proçeset stërvitore për t’u përgatitur për ndeshjen e parë të Conference League ndaj Universitatea Kraiova. Kjo ndeshje do të luhet të enjten e ardhshme në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, tek shkodranët presin së tepërmi në sezonin e ri nga futbollistët kryesor të reparteve, që janë pjesë e skuadrës. Fjala është edhe për dyshen e mesfushorëve, Lorik Boshnjaku dhe Fjoart Jonuzi.

Boshnjaku u afrua me bujë në këtë fillim sezonit, teksa madje ai pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm gjatë kampionatit. Ndërkohë nga ana tjetër, Jonuzi çdo herë është prezantuar si titullar, teksa ka treguar se ka shumë cilësi në fushën e lojës dhe prandaj u rinovua kontrata edhe me të.

Në këtë fillim sezoni, duke nisur që nga ndeshjet europiane, tifozët presin shumë nga dyshja e mesfushës. Patjetër që, ata do të jenë një armë më shumë në objektivat që ka Vllaznia këtë sezon, nëse do jenë në formën e tyre më të mirë.
Maringlen ZHIVANI