Vllaznia ka marrë pushimet. Pas përfundimit të ndeshjes së kthimit me AEL Limassol dhe eliminimit nga Kupat e Europës, stafi teknik u ka dhënë 10 ditë pushim futbollistëve.
Një pushim që në fakt e kanë patur të nevojshëm sepse prej një muaji e gjysëm ata janë stërvitur e kanë luajtur në temperatura shumë të larta.
Ndërkohë, stafi ka planifikuar që ekipi të rikthehet në fushë më 9 gusht. Sipas parashikimeve të bëra, Vllaznia do të stërvitet për një javë në Shkodër.
Keto 10 dite pushim padyshim qe po shfrytezohen si duhet nga futbollistet por edhe trajneret sepse me pas do t’i pervishen perseri punes dhe padyshim qe duhet te kene energji te reja.
Vllaznine e presin sfida shume me te veshtira dhe per kete arsye, pjestaret e saj duhet te jene te pergatitur ashtu si duhet./SHKODRA-SPORT.COM/