Vllaznia do te luaje te shtunen ndaj bardhebluve nje sfide shume te rendesishme te vlefshme per javen e 25-te te Kategorise Superiore, por ajo vjen me mungesa ne kete perballje. Jane te pakten tre futbolliste titullare qe nuk do te luajne ne kete ndeshje teksa behet fjale per Gurishten, Jonuzin dhe Da Silven.
Megjithate tek skuadra shkodrane nuk kane nder mend te merren me mungesat por po shohin perpara. Ajo ka vijuar pergatitjet per sfiden ndaj bardhebluve dhe ne rradhet e lojtareve eshte pare nje optimizem.
Syte e te gjitheve duket se jane fokusuar tek sulmuesi Aralica. Ne ndeshjen e fazes se pare ne “Air Albania” ndaj Tiranes, sulmuesi kroat ka qene protagonist per keq i Vllaznise me rastet e shumta qe humbi.
Kjo e ka vene ate perballe nje pergjegjesie te madhe dhe duket se ka ardhur momenti “per te marre hak” dhe per te treguar vlerat e tij. Ne mungese edhe te Da Silves, sigurisht qe Latifi nuk mund te beje asgje i vetem per te mundur Tiranen.
Per kete arsye, pritet shume nga Ante Aralica. Nese ai eshte ne diten e duhur kuptohet qe kjo do te jete diçka shume e mire per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/