Pas dites se djeshme qe ka qene pushim, Vllaznia do t’i rikthehet serish sot stervitjes duke vijuar me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje te henen ne ora 17:00 ne “Niko Dovana” te Durresit ndaj ekipit “Dinamo City”.

Stafi teknik i kuqebluve eshte duke pare me vemendje edhe situaten ne ekip dhe me se shumti vemendja eshte perqendruar tek mbrojtesi i majte Esin Hakaj. Ne fundin e ndeshjes te javes se kaluar ndaj Egnatia, ai pati nje shqetesim muskular.

Pikerisht per kete arsye, deri te marten lojtari eshte lene pushim dhe madje te merkuren ne ndeshjen e kupes ne vend te tij u aktivizua braziliani Andrey Yago. Sot do te shihet me konkretisht se cila eshte gjendja e Hakajt dhe sa shanse ka qe te jete ne fushe diten e hene.

Nderkohe, per momentin te Vllaznia nuk ka asnje lojtar te pezulluar me kartona, çka do te thote se nuk ka asnje mungese prej tyre. Kjo eshte diçka e mire sepse skuadra shkodrane do te tentoje te marre fitoren ndaj Dinamo City, nje skuader qe tashme po “e shqeteson” me ngjitjen e saj ne vendin e katert te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/