Skuadra shkodrane eshte ne pritje te startit te kampionatit dhe per rrjedhoje tashme e ka konsoliduar edhe formacionin me te cilin pritet ta startoje ate.
Nga ajo çfare, ne maje te sulmit do te jete Haris Dilaver. Boshnjaku 30 vjeçar ka qene nder lojtaret e fundit qe u eshte bashkuar kuqebluve gjate merkatos se veres dhe ka premtuar shume gola per ta.
Dilaver gjate sezonit te kaluar ka luajtur ne Uzbekistan, nderkohe qe me perpara gjate karrieres se tij ka luajtur kryesisht ne Bosnje, por ka luajtur edhe ne Greqi.
Ne pamje te pare kemi te bejme me nje lojtar cilesor i cili jo vetem do te shenoje gola, por edhe do te asistoje per koleget e tjere te repartit ofensiv.
Trajneri Brdariç duket shume i kenaqur me ate çfare ka demostruar deri me tani Dilaver ne stervitje por edhe ndeshjet miqesore dhe duke shpresuar edhe per rritjen serish te parametrave fizike, pret qe ai ta terheqe skuadre perpara.
Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se sulmuesi boshnjak mund te jete lojtari me i paguar dhe tashme te gjithe presin gola prej tij./SHKODRA-SPORT.COM/