Vllaznia po i jep doren e fundit pergatitjeve per startin e kampionatit, por ditet e fundit stafi teknik eshte shqetesuar jo pak nga disa demtime te ndonje prej lojtareve titullare te ekipit.
Keshtu, sulmuesi Ante Aralica ndodhet ne Bullgari per te bere nje terapi per demtimin qe e shqeteson, por ne fakt mungesa e tij edhe mund te mos ndihet shume, ngaqe ne organike Vllaznia ka aktualisht disa sulmues.
Shqetesimi me i madh ka te beje me dyshen e qendres se mbrotjes, Marko Juriç dhe Darko Bulatoviç. Ata nuk luajten asnje minute ne miqesoren e djeshme ndaj Dinamos, por e ndoqen ate nga tribuna ngaqe kane ndjere disa shqetesime dhe per kete arsye jane lene pushim nga ana e stafit teknik.
Tashme mbetet per t’u pare nese do te luajne ne miqesoren e se dieles ndaj Skenderbeut apo jo. Kuptohet qe stafi teknik me ate mjekesor nuk duan te rrezikojne dhe te nxitohen per t’i aktivizuar nese nuk jane te rikuperuar plotesisht. Per me teper qe ashtu si ndaj Dinamos te gatshem per mbrojtjen kane Dajan Shehin dhe Flori Spahijen.
Ky i fundit, vetem 19 vjeç por beri nje performance shume te mire ne kete miqesore duke treguar se do te jete nje element me vlere per skuadren. Megjithate kuptohet qe syte jane te perqendruar tek dyshja Juriç- Bulatoviç, me shpresen se do te jene te gatshem per sfiden ndaj Erzenit./SHKODRA-SPORT.COM/