Vllaznia mund të themi është e rënë nga kategoria, ndonese jo ende matematikisht deri tani.

Shkodranët ndodhen pese pikë pas pas Kamzës dhe Teutës. Të gjithë mund të thonë se shpresa vdes e fundit, por këtë herë vështirë të besohet kjo shprehje popullore.

Ndërkohë që kalendari është në favor të Teutës, pasi në javën e 35-të të kampionatit përballet me Lushnjen, Vllaznia është tërësisht e fokusuar te Kamza e cila këtë fundjavë përballet me Laçin.

Vllaznia do shpresojë tek një dështim i Kamzës dhe shpresojë te vetja në përballjen me Kukësin.

Në rast se shkodranët fitojnë dhe Kamza humbet, pa llogaritur Lushnjen, që është një kundërshtar i lehtë, mund të themi se ka shpresa, në të kundërt, të gjithë  duhet të shënojmë në kalendar atë datë, si ditën që një tjetër skuadër e madhe zbret nga elita e futbollit, për tu ngjitur kush e di se kur.