Në ndeshjen ndaj Kamzës në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” kanë qenë të pranishëm mbi 5 mijë tifozë.
Ata kishin ardhur për të mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe në mes tyre, nuk kanë munguar as tre tifozë të veçantë.
Tre këngëtarët e njohur, shkodranët Bujar Qamili e Bardh Spahja si dhe ulqinaku Gëzim Salaj.
Ata si në shumë ndeshje të tjera, nuk mungojnë të jenë në shkallët e stadiumit për të mbështetur kuqeblutë.
Megjithatë, as prania e tyre dhe as prania e shumë tifozëve të tjerë nuk ka mjaftuar që Vllaznia të fitonte në këtë ndeshje shumë delikate.
Kuqebluve nuk u kanë munguar muzikantët në tribunë por u ka munguar “melodia” e duhur në fushën e lojës.
Tashmë skuadra shkodrane rrezikon shumë për rënien nga Superliga megjithatë janë për t’u luajtur edhe tre ndeshje të tjera për të cilat, Qamili, Spahja e Salaj mendojnë se ka ende shanse për të shpëtuar.
© shkodrasport.com