I ashtuquajturi “derbi” i Veriut, përballja në mes Vllaznisë dhe Veleçikut, pritet me interes në të dy qytetet. Në Shkodër sepse duan fitoren e pestë të skuadrës së tyre ndërsa në Koplik se presin ndonjë befasi të futbollistëve të tyre.
Por ndërkohë në kampin kuqeblu ka disa probleme të cilat rrjedhimisht do ndikojnë edhe në lojën e skuadrës. Kështu, të paktën tre prej titullarëve të saj nuk do jenë të gatshëm për trajnerin Lika.
Bëhet fjalë për kapiteni Gilman Lika, mesfushorin tjetër Alsid Tafili dhe mbrojtësin Antonio Marku.
Të tre ata janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur. Trajneri e ka bërë të qartë se pavarësisht këtyre mungesave objektivi nuk do të ndryshojë dhe ai do të jetë vetëm fitorja ndaj koplikasve.
Tashme mbetet per t’u pare se si do t’i zevendesoje Lika keta tre futbolliste qe do te mungojne. Megjithate, momenti per te pare 11-shen ne fushe nuk do te jete i larget.
© shkodrasport.com