Vllaznia do të ketë tre mungesa të sigurta në takimin ndaj Tiranës, në një ndeshje të vështirë në fundjavë, teksa nuk do të jetë e plotë në këtë përballje.
Kështu, për këtë ndeshje, trajneri Brdariç do të vuajë mungesat e kapitenit Erdenis Gurishta dhe Fjoart Jonuzit, të cilët ende duket se nuk i kanë kaluar problemet e dëmtimit. Nga ana tjetër, edhe braziliani Victor Da Silva ka akoma probleme dëmtimi dhe me shumë mundësi nuk do të grumbullohet për ndeshjen e rradhës.
Kështu, këto do të jenë tre mungesa me peshë për trajnerin Brdariç, teksa ky i fundit mund të jetë me “dhimbje koke” për shkak të këtyre dëmtimeve, që mund ta penalizojnë ekipin e tij, në lojën që ata zhvillojnë.
Megjithatë, Vllaznia do të tentojë të bëjë maksimumin për një fitore ndaj Tiranës, duke shpresuar të marrë një rezultat sa më të mirë, në ndeshjen e javës së 25-të në “Loro Boriçi” dhe pastaj ndoshta për të shpresuar sërish te mrekullia…
Maringlen ZHIVANI