Kampionati I kategorisë së parë rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së gjashtë të tij. Sipas kalendarit, Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin e Erzenit të Shijakut.

Një takim që pritet me interes sepse përballë kuqebluve do të jetë një nga ekipet më të mira të Grupit A. Shijakasit kanë ndërtuar një skuadër solide e cila pritet të tentojë deri në fund për të rivalizuar me Vllazninë dhe për këtë arsye, do të kërkojnë të marrin pikë në këtë ndeshje direkte.

Sa I takon formacionit të kuqerbluve, për këtë ndeshje nuk do të jetë sërish I gatshëm për të luajtur kapiteni Gilman Lika.

Ai si rrjedhojë e dëmtimit që ka pësuar në meniskun e gjurit të majtë, është rekomanduar nga mjekët që të qëndrojë pushim për tre javë.

Kjo periudhë përkon me pushimin edhe për këtë javë dhe prandaj do të mungojë ndaj Erzenit. Megjithatë kjo gjë pritet të mos ndikojë në lojën dhe ecurinë e Vllaznisë edhe për këtë ndeshje.

Pozitiv është fakti se dy lojtarët e tjerë që kanë patur probleme me dëmtimet, Gocaj dhe Marku, janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për të luajtur.

Objektivi I kuqebluve është I qartë për ta fituar me çdo kusht edhe këtë ndeshje. Fitorja e gjashtë rradhazi për ta jo vetëm që do t’iu konsolidonte edhe më shumë pozitat në renditje.

www.shkodrasport.com