Pasi siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, Vllaznia është gati të ndërtojë grupin që do i sigurojë qëndrimin në Superiore. Por, drejtuesit kuqeblu kanë një tjetër ide.
Rindërtimi i skuadrës bëhet nga pankina, aty ku pritet të konfirmohet Agim Canaj. 56 vjeçari mbylli me sukses procesin e ndërtuar nga Hasan Lika, duke e udhëhequr skuadrën drejt elitës. Për këtë fakt, drejtuesit janë bindur nga cilësitë e tij edhe pse e ardhmja e klubit është ende në ajër.
Kjo për shkak se zgjedhjet vendore ndikojnë direkt, pasi Bashkia është aksioneria kryesore e klubit. Pas Canaj pritet që në lupën e rinovimeve të përfundojnë edhe futbollistë kyç të shkodranëve./newsport/