Ndryshe nga ecuria e saj ne grupet e “Champions League”, ne kampionatin shqiptar Vllaznia e femrave vijon te jete e pandalshme. Pasditen e sotme ajo ka arritur te marre edhe fitoren e shtate rradhazi.
Ne ndeshjen e luajtur ne Kamez, vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin e thelle 7-0 ndaj ekipit te Kinostudios. Ka qene sulmuesja Esi Lufo ajo qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 22-te, nderkohe qe ne minutat e fundit te pjeses se pare ka qene sulmuesja tjeter Jehona Shala, ajo qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit.
Ne kete menyre kjo pjese eshte mbyllur ne shifrat 3-0 per Vllaznine. Ne te dyten ka qene sulmuesja 16 vjeçare Klaudia Borci qe ka shenuar golin e katert, per t’i lene me pas vendin serish Lufon per te shenuar golin e dyte personal dhe te pestin e kesaj ndeshje.
Por natyrisht qe nuk mund te mungonte per te lene gjurme ne kete fitore edhe Megi Doçi me golat e saj. Ajo ka shenuar dy here ne minutat 89 dhe 90 duke kompletuar ne kete menyre fitoren e thelle 7-0 te Vllaznise ndaj Kinostudios.
Me kete fitore, kampionia ne fuqi e vendit eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve. Ne dy ndeshjet e fundit te fazes se pare te kampionatit, Vllaznia do te prese ne Shkoder Apolonine javen e ardhshme dhe me pas do te luaje ne kryeqytet ndaj Tiranes ne ndeshjen e fundit, sfida keto qe do te percaktojne shume gjera sa i takon objektivit te saj per te fituar titullin e 10-te kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/