Lufta për të mbrojtur titullin kampion dhe për të synuar edhe për më tej, ka detyruar presidentin Lazer Matija të shohë mundësinë për të përforcuar ekipin edhe me ndonjë lojtare tjetër cilësore.

Pikërisht për këtë arsye, në ditët e fundit të merkatos, Vllaznia femra ka bërë të sajën edhe një futbolliste nga Kameruni. Bëhet fjalë për Maria Estelle Goufan Atiock.

Sulmuesja afrikane në fakt ka qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e kampionatit shqiptar sepse ka luajtur me ekipin e Kinostudios por tani nuk mund të refuzonte ofertën e kampioneve.

Për këtë arsye, ajo në sezonin që sapo ka nisur, do të jetë pjesë e kuqebluve. Dhe starti i Goufan ka qenë mëse i mbarë sepse në ndeshjen e parë me këtë skuadër, ka arritur të shënojë dy gola.

Ka ndodhur kështu në ndeshjen e sotme që Vllaznia ka luajtur në Maliq. Në këtë mënyrë kamerunasia 28 vjeçare pritet të jetë një element i rëndësishëm për shkodranet në kampionat dhe jo vetëm.
© shkodrasport.com