Rastet e evidentuara me covid-19 tek ekipi i Vllaznise, kane vene ne levizje drejtuesit e klubit te cilet kane marre masat e duhura qe te mos kete perhapje te metejshme te virusit.

Ekipi diten e djeshme eshte lene pushim, nderkohe qe sot i ehste rikthyer stervitjes, por kuptohet ne masa te forta kujdesi.

Nga ana tjeter, eshte bere edhe dezinfektimi i dhomave te zhveshjes se stadiumit “Loro Boriçi”, ku qendrojne çdo dite futbollistet kuqeblu.

Kuptohet qe dalja pozitiv e Gurishtes dhe Imamit, ka krijuar paksa shqetesim tek stafi teknik dhe ai mjekesor, por çdo gje duket ne kontroll dhe pritet qe shume shpejt situata t’i kthehet normalitetit.

Per fat te mire, prekja e tyre nga virusi ndodhi ne kete periudhe do t’u lere mundesine per t’u rikuperuar deri ne diten e nisjes se kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/