Dinamo 0 – 0 Vllaznia
Nuk ka fitues në sfidën mes Dinamos dhe Vllaznisë për javën e 25-të të Superiores, por ka kartonë të kuq.
Tre kartonë të kuq dolën nga xhepi i gjyqtarit Bajramaj, një për kryeqytetasit dhe dy për shkodranët.
Vllaznia vijon të qëndrojë e dyta pas Egnatisas me 4 pikë larg tyre, ndërsa Dinamo kalon Partizanin me një pikë dhe ngjitet në vendin e tretë.