Vllaznia në volejboll për femra i rrit shpresat vetes për një vend në katërshen e ekipeve për titull kampion. Të besuarat e Nora Dedës, edhe duke patur në gjirin e vet amerikanet Uilliams, Eduars dhe Megi Torris Ostin, në dy setet e para e dominojnë kundërshrarin.

Duke patur dhe ndihmën e Tucit, Erkoçit dhe Ndout, atëherë Vllaznia fiton dy setet e para 25-14 dhe 25-11. Atëherë kur të gjithë po mendonin një fitore 3-0 të vajzave kuqeblu, vjen reagimi i Barletit Volej, që ka fituar setin e tretë 25-22.

Por nuk ka më tolerime dhe me të njëjtin rezultat Vllaznia fiton setin e katërt dhe krejt takimin 3-1.

Aktualisht Vllaznia në vendin e tetë me 9 pikë, kurse Barleti Volej zhytet në fundin e renditjes me 3 pikë me rrezikun e madh të rënies nga Kategoria.