Vetem pak dite pas kualikimit historik per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes, Vllaznia e femrave ka marre nje lajm te keq pikerisht ne prag te sfidave me danezet e Fortuna Hjorring.
Njera nga titullaret e saj, pikerisht mbrojtesja e qendres Cassidy Blanchard, dy dite me pare gjate nje seance stervitore ka keputur ligamentin krociat te gjurit te saj te majte.
Nje demtim i rende ky qe do ta detyroje kete futbolliste te qendroje sepaku 6 muaj larg fushes se blerte. Por nga ana tjeter, mungesa e kesaj lojtareje i ka prishur jo pak pune edhe stafit teknik te Vllaznise.
Trajneret Leka e Parmeza e kane te veshtire ta zevendesojne siç duhet dhe per kete arsye, presidenti Matija eshte duke pare serish ne merkato per te gjetur zevendesuesen e saj.
Blanchard ka dhene nje kontribut maksimak ne ndeshjet e turit te pare duke ndihmuar Vllaznine te kualifikohej per me tej dhe per kete arsye, demtimi i saj eshte nje problem shume i madh per kuqeblute.
www.shkodrasport.com