Kur u duk se gjithçka nuk po shkonte ashtu si duhej në pragndeshjen me Skënderbeun dhe stafi teknik i Vllaznisë po haste shumë probleme për ndërtimin e formacionit si rrjedhojë e pesë mungesave që kishte, më në fund ka ardhur një lajm i mirë.

Bëhet fjalë për atë të rikuperimit të njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të këtij ekipi, mbrojtësit Mevlan Adili, qe duket se mund te jete gati per takimin e rradhes.

Ky i fundit ka ditë që është duke ndjekur terapinë nën kujdesin e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja dhe situata e tij ka ardhur duke u përmirësuar.

Ditën e djeshme mbrojtësi nga Shkupi ka qenë i pranishëm në stërvitjen e kuqebluve por ka qëndruar i diferencuar, por krejt ndryshe ka ndodhur sot.

Adili është stërvitur normalisht me grupin tjetër të lojtarëve dhe nuk ka ndjerë shqetësime. Ky është një sinjal shumë pozitiv për aktivizimin e tij të dielën ndaj Skënderbeut, megjithatë duhet parë edhe seanca e nesërme dhe më pas stafi teknik në bashkëpunim me atë mjekësor, do të vendosin për të.

Nese ai aktivizohet, do te formonte dyshen e qendres se mbrojtjes sebashku me Shehin dhe padyshim qe kjo do te ishte nje garanci e madhe per Vllaznine qe ajo te merrte nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/