Vllaznia do te luaje pasditen e neserme ne Elbasan ndaj Dinamos ndeshjen e rradhes per kampionat. Dhe pikerisht atehere kur u mendua se kontigjenti do te ishte i plote, ne fakt nuk do te jete keshtu.

Stafi teknik ka marre nje lajm te keq ne kete pragndeshje. Njeri nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi, pikerisht sulmuesi anesor Liridon Latifi, nuk do te jete ne fushe ne kete takim.

Lajmin e ka konfirmuar per gazetaret vete trajneri Elvis Plori gjate konferences se shtypit te pragndeshjes teksa ka shpjeguar edhe arsyen e kesaj mungese.

“Menduam se do te ishim te plote, por jo. Do na mungoje Latifi. Ai ne momentin e penalltise se padhene ndaj Skenderbeut, gjate rrezimit ka pesuar nje hematome dhe per kete arsye, e ka te pamundur te jete ne fushe ndaj Dinamos.

Kuptohet qe nje mungese e tille ndihet tek skuadra sepse dihen vlerat e ketij lojtari, po do jemi te detyruar te bejme pa te”- eshte shprehur trajneri Plori./SHKODRA-SPORT.COM/