Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te nise fazen e dyte te kampionatit me perballjen ndaj “Goga Basket”, e cila do te luhet te shtunen e ardhshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.
Ne prag te kesaj ndeshje, ekipi shkodran eshte duke u pergatitur me intensitet per kete sfide ku patjeter qe do te kerkoje fitoren ndonese nuk do te jete e lehte sepse do luaje perballe ekipit qe kryeson aktualisht kampionatin pas fazes se pare.
Por nderkohe, Vllaznia ka marre nje lajm te mire ne kete pragndeshje. Trajneri i ketij ekipi NIKOLA MILATOVIÇ, mesohet se ka dhene doreheqjen nga drejtimi i “Goga Basket”.
Menjëherë pas finales së humbur në Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ndaj Teutës, malazezi ka dhënë dorëheqjen. I mbërritur në shtator pranë Goga Basket, skuadër e cila erdhi në Superligë si kampione e Kategorisë së Parë, Milatoviç ndërtoi një skuadër që në fund të dy fazave e mbylli në vendin e parë në renditje në ekip.
Grifin Rejm, apo dhe Uilliams, shto këtu Aliajn, Fasllinë, Thanon, Pashajn, Veselagun, e më pas Xhokoviç, Miliç, Alen duket sikur u formua për të qenë fitues absolut të trofeve.
Mirëpo përtej investimeve, gjërat në Kupën e Shqipërisë nuk kanë shkuar mirë, ndërsa Teuta duket se ka qenë një “gungë” e madhe. Parë kështu, Milatoviç ka dhënë dorëheqjenm ndërsa ekipi deri në emërimin e trajnerit të ri pritet të drejtohet nga Melsin Lazimi.
Kutohet qe kjo gje do te ndikoje tek ekipi qe ishte mesuar me menyren e lojes qe kerkonte trajneri Milatoviç dhe do ta kete pak te veshtire te ambjentohet me skemen qe do te aplikoje trajneri i ri.