Trajneri Thomas Brdaric ka marrë lajme të mira, pasi në vigjilje të Kupës së Shqipërisë dhe Superiores, të gjithë lojtarët e infektuar me COVID-19 kanë dalë negativë në tamponët e tyre.
Kjo ka ndodhur edhe me sulmuesit Ismael Dunga dhe Christopher Mandiangu, dy te fundit qe kane dale nga karantina dhe i jane bashkuar tashme skuadres ne stervitje.
Ata ishin të vetmit që ende nuk e kishin kaluar koronavirusin, ndërsa më parë negativë kishin dalë Erdenis Gurishta, Eni Imami, Uheid Hoxha, Florind Bardulla, Mehdi Çoba, Mevlan Adili, Aleksandar Isaevski, Victor Da Silva dhe zëvendëstrajneri Elvis Plori.
Ne kete menyre duke nisur nga ndeshja e se dieles me Devollin per kupe, stafi teknik i ekipit shkodran do te kete ne dispozicion te gjithe kontigjentin e lojtareve.
Nje gje e tille vjen ne momentin e duhur pasi nese kjo gje do te kishte ndodhur kur ekipi te kishte qene ne aktivitet, do t’i kishte krijuar jo pak probleme stafit teknik.