Vetem pak ore para sfides se pare te kampionatit, asaj qe do te luhet ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Barleti Eagles, tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve eshte marre nje vendim i rendesishem.
Tek kuqeblute eshte zgjedhur kapiteni i ri i ekipit dhe ai do te jete Robert Shestani. Basketbollisti shkodran qe eshte edhe anetar i ekipit tone kombetar, do te mbaje kesisoj edhe shiritin e kapitenit.
Nuk eshte e qarte nese zgjedhja eshte bere me votim nga gjithe ekipi, eshte vendosur nga trajneri apo ka qene vendim i drejtuesve, megjithate e rendesishme eshte qe Shestani do kete besimin e te gjitheve.
Nderkohe skuadra ka zgjedhur edhe fanelën për këtë sezon të ri futbollistik. Lajmi është bërë me dije nga klubi shkodran, ndërkohë në sy bien sponsorat të cilën gjenden të stampuara në përpara uniformës.
Kuqeblutë duken më të motivuar se kurrë pasi presidenca ka premtuar të plotësojë çdo kërkesë të ekipit.