Ndeshja e së mërkurës ndaj Teutës konsiderohet shumë vendimtare për ekipin e Vllaznisë. Të gjithë presin reagimin e saj dhe këtë gjë ajo duhet ta bëjë duke dalë me rezultat pozitiv nga “Niko Dovana”.
Skuadra sot ka nisur përgatitjet për këtë takim dhe nga sa është parë, shpresat për të patur të gatshëm dy futbollistët që janë të dëmtuaar, janë fikur.
Mbrojtësi Aleksander Isaevski dhe mesfushori Herald Marku nuk i kanë kaluar problemet e dëmtimit që kanë patur dhe për rrjedhojë, nuk do të jenë në gjendje të luajnë në takimin e pas dy ditëve ndaj durrsakëve.
Kjo do të thotë se trajneri Brdariç duhet të vazhdojë t’i bëjë planet pa to. Duhet thënë se Vllaznia në gjithë këto ndeshjet e fundit nuk i ka patur të gjithë lojtarët në dispozicion.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndryshojë numri 1 i pankinës kuqeblu për takimin ndaj Teutës, i cili konsiderohet shumë i rëndësishem për ekipin e Vllaznisë./SHKODRA-SPORT.COM/