Vllaznia ka zhvilluar dje pasdite miqesoren e rradhes, ate ndaj Dinamos e cila u mbyll ne barazim 0-0, pavaresisht rasteve te krijuara nga te dy ekipet.
Pavaresisht lajmeve qe kane qarkulluar pasditen e sotme per nje mundesi akordi ne mes Liges Profesioniste dhe Qeverise, eshte e sigurte qe kete fundjave nuk do te kete serish ndeshje kampionati.
Ne keto kushte, disa prej ekipeve kane bere planet qe tani per te luajtur serish ne fundjave ndeshje miqesore, por kjo nuk duket se do te ndodhe me Vllaznine.
Stafi teknik ka vendosur qe te mos kete ndeshje te tjera miqesore sepse mesa duket, ato nuk po i sherbejne me, ndoshta edhe ngaqe kohet e fundit ka patur shume mungesa ne ekip.
Vllaznia ka kohe qe thote se eshte gati per nisjen e kampionatit dhe miqesoret mesa duket nuk i vlejne me, prandaj dhe Brdariç nuk ka deshire te luaje me miqesore./SHKODRA-SPORT.COM/