Ka luajtur disa minuta ne miqesoren ndaj Tiranes pak dite me pare dhe po ashtu edhe mbremjen e djeshme ndaj Dinamos dhe tashme tek Vllaznia e kane te qarte ate se çfare mund te presin prej tij. E kemi fjalen per sulmuesin nga Ekuadori Frank Obando.

Ky i fundit ndodhet prej disa ditesh ne prove te skuadra shkodrane dhe duket se ka ardhur momenti per te marre nje mendim perfundimtar per te ardhmen e tij, mendim qe duket se nuk do te jete pozitiv. Nje gje te tille e ka paralajmeruar pas ndeshjes se djeshme vete trajneri Memelli kur eshte shprehur:

“Me atë që kemi parë deri më tani, duke futur këtu edhe ndeshjen me Dinamon, kemi arritur në konkluzionin se nuk është profili i duhur për skuadrën tonë. Kampionati shqiptar është shumë i vështirë dhe në atë pozicion ku kemi nevojë, na duhet një sulmues që të bëjë metra shumë.

Obando ka ardhur jashtë kondicionit të duhur fizik, ndërsa në këtë moment ne kemi nevojë për lojtarë që janë gati. Do të shohim në vazhdimësi se çfarë do të bëhet, do të flas edhe me drejtorin dhe do te dalim ne nje konkluzion perfundimtar diten e neserme (sot)”.

Pavaresisht kesaj, duket e sigurte qe diten e sotme rruget e futbollistit Obando dhe Vllaznise do te ndahen, me kuqeblute qe do te jene serish ne merkato per gjetjen e nje sulmuesi tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/