Borxhet e sezonit të fundit. Janë jo pak. Realisht nuk është nxjerrë ende shuma e borxheve që klubi ka për sezonin që sapo u mbyll por shifra mund të jetë mbi 200 milionë lekë. Nuk është shumë e qartë se janë dy apo tre rrogat e fundit për t’iu dhënë futbollistëve sepse kjo varet nga kontratat individuale të gjithësecilit. Megjithatë realiteti është se ato nuk janë likujduar plotësisht. Bëhet fjalë për të gjithë ekipin. Dy prej të huajve, malazezët Vujadinoviç dhe Deliç, të paktën ashtu siç është shprehur menaxheri I tyre Aleksandar Primavera, do t’I drejtohen edhe ato FIFA-s për këtë çështje. Të tjerë nëse nuk marrin zgjidhjen e duhur, mund t’I drejtohen Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-s . Përveç rrogave, janë edhe disa detyrime të tjera të palikujduara plotësisht. Në kushte të tilla, situata financiare tek Vllaznia nuk është e mirë. Duan apo s’duan ta pranojnë drejtuesit e saj.
Analiza financiare. Për të parë se ku janë me financat, cilat janë detyimet e secilës palë, sigurisht që ato duhet të ulen për të bëër një analizë të hollësishme. E kemi fjalën për Bashkinë Shkodër dhe biznesmenin Agron Çela që e drejton këtë klub që nga muaji janar I këtij viti. Sipas akt- marëveshjes së firmosur mes palëve dhe të miratuar pastaj në Këshillin Bashkiak Shkodër, institucioni I qeverisjes lokale do të paguante 40 për qind të shpenzimeve të skuadrës për gjithë periudhën 30 mujore të zgjatjes së kësaj marëveshje bashkëpunimi. 60 për qindëshi tjetër do të mbulohej nga ana e donatorit- president Agron Çela. Zëra nga Bashkia thonë se 100 milionë lekët e llogaritur në atë kontratë si pjesa e 40 % të saj, janë miratuar në Këshillin Bashkiak dhe janë lëvruar. Borxhet ekzistojnë, madje rreth 200 milionë lekë të vjetra dhe në kushte të tilla duhet bërë një analizë financiare mes palëve për të parë se cila prej tyre nuk ka likujduar shumën e planifikuar në akt- marëveshje. Kjo duhej të kishte ndodhur në fund të kampionatit por palët kanë qenë të angazhuara me fushatën elektorale dhe askush nuk e ka patur mendjen tek borxhet e futbollit. Për ta ka patur në lojë interesa më të mëdha dhe prandaj deri në fund të kësaj jave por edhe të javës tjetër deri sa të mësohet rezultati I zgjedhjeve askush nuk do ta ketë mendjen tek Vllaznia. Këto rrethana të bëjnë të mendosh se gjërat nuk janë ashtu siç duhet. Nëse ka mbërritur një shkresë nga FIFA për Petroviç, me të nuk mund të luhet sepse skuadra mund ta pësojë rëndë. Po ashtu, duhet pritur edhe shkresat e tjera dhe prandaj Bashkia Shkodër bën mirë që të mendojë që tani për akordimin e një fondi shtesë pikërisht për këto borxhe të prapambetura që prej dy sezonesh.
Gjergj KOLA
-Klubi shkodran asnjë reagim për borxhin ndaj Petroviç
Pavarësisht bërjes publik të lajmit se FIFA ka urdhëruar pagesën prej 8200 eurosh në adresë të futbollistit malazez Gavrilo Petroviç, asnjë zyrtar I klubit shkodran nuk ka reaguar. Së pari për të thënë nëse janë dakord apo jo me këtë vendim të këtij institucioni. Së dyti, për të shpjeguar nëse vërtetë I detyrohen nga ana financiare atij dhe së treti, nëse pranohet, për të thënë se kur do likujdohet. Ndoshta ata nuk e kanë parë të arsyeshme për të folur sepse për momentin situata nuk është aspak e qetë megjithatë në ditët e ardhshme me shumë siguri, do ketë ndonjë reagim në lidhje me këtë çështje.