Fitorja ndaj Erzenit tregoi se Vllaznia vijon të jetë një ekip me shumë pika të forta, edhe pse skuadra kërkon ta lërë pas atë 90-minutësh. Në atë përballje funksionoi pothuajse gjithçka, sepse çdo gjë shkoi mirë në të gjitha anët.
Kur ka mbetur edhe më pak se një fazë për t’u luajtur, shkodranët ndodhen në një moment kritik të kampionatit, ku çdo pikë shihet si e rëndësishme për ecurinë deri në fund. Kuqeblutë do të përballen këtë të dielë me Kukësin në “Kukës Arena” me shpresën për të dalë me një rezultat pozitiv dhe për të qenë të qetë edhe për të paktën një javë tjetër.
Për këtë sfidë, Goçe Sedloski ka përpara një detyrë të vështirë, teksa duhet të merret me “hallet” që i “kanë dalë në pritë”, pra të risistemojë prapavijën. Një gjë e tillë mund të thuhet, pasi për këtë ndeshje mungesat do të jenë të mëdha, pasi nuk do të jenë me ekipin kapiteni Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj, që të dy për shkak kartonësh.
Kështu, duke parë formën e mirë të kuqebluve, sidomos në sulm, do të jetë një mision jo i lehtë për shkodranët të mbajnë portën të paprekur. Megjithatë, futbollistët kanë pohuar dhe premtuar se shumë shpejt do të vijnë edhe rezultate të tjera pozitive që priten.
Maringlen ZHIVANI